Njësitë biznesore dhe produktet të cilat prodhohen
Ligji për Trepçën Nr. 05/L -120 përcakton transformimin e njësive biznesore të Trepçës në Shoqëri Aksionare Trepça Sh.A.
Trepça Sh.A. është regjistruar në ARBK me date 01.03.2019 me numër protokolli 11010060519 me numër unik identifikues 811278747 me kapital fillestar 10,000.00 €.
Nr | Aksionari | Kapitali në € | Kapitali në % |
---|---|---|---|
1 | Qeveria e Republikës së Kosovës | 8,000.00 € | 80 % |
2 | Punëtorët e Trepçës | 2,000.00 € | 20 % |
Kapitali | 10,000.00 € | 100 % |
Tabela 2. Sipas ligjit Nr. 05/L -120 dhe statutit të Trepça Sh.A, njësitë biznesore janë:
Nr | Numri i njësisë | Emri | Vendi |
---|---|---|---|
1 | 5237742 | Minierat me Flotacion Trepça - Stan Tërg | Mitrovicë, Stan Tërg |
2 | 5237769 | Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë | Graçanicë |
3 | 5237777 | Minierat me Flotacion Kopaonik - Leposaviç | Mitrovicë |
Njësitë tjera Biznesore sipas Statutit të Trepça Sh.A. | |||
4 | 5237785 | Metalurgjia e Plumbit | Mitrovicë |
5 | 5237793 | Metalurgjia e Zinkut | Mitrovicë |
6 | 5237807 | Industria Kimike | Mitrovicë |
7 | 5237815 | Fabrika e Akumulatorëve në Mitrovicë | Mitrovicë |
8 | 5237823 | Fabrika e Pajimeve të Procesit | Mitrovicë |
9 | 5237831 | Stabilimentet Energjetike (Energjetika) | Mitrovicë |
10 | 5237858 | Laboratori në Zveçan | Mitrovicë |
11 | 5237866 | Instituti i Plumbit dhe Zinkut | Mitrovicë |
12 | 5237874 | Kompleksi Administrativ i Kishnicës në Prishtinë | Prishtinë |
13 | 5237882 | Kompleksi Administrativ në Zveçan | Mitrovicë |
Miniera e St.Trgut si vendburimi më i madh në Trepçë.
1. Njesia biznisore : Minierat me Flotacion Trepça - Stan Tërg
Miniera e Stan Trgut gjindet ne një distance prej 9km nga qyteti I Mitrovicës dhe si njësi biznisore përbën në vete edhe flotacionin e Tunelit të parë, në të
cilen bëhet proqesi i flotimit nga xehja e cila transportohet nga miniera e Stan Trgut me ç’ rast fitohet konzentrati i Pb dhe Zn .
Brezi xeheror i Trepçës përbën kryesisht metalet e plumbit dhe zinkut me sasi të vogla të argjendit dhe arit si dhe metale tjera te çmuara
Vendburimet kryesore:
- Stantërg (25.5 Mt)
- Melenica (2.5 Mt)
- Zijaqa/Magjera (5.6 Mt)
- Mazhiq/M. Madhe (1.5 Mt)
- Gjidoma/Mazhiq (2.0 Mt)
- Rashan /Terstena (2.5 Mt)
Totali – 39.6 Mt
Përmbajtja mesatare: Pb= 4.02%, Zn=3.25%, Ag=76 g/t.
Miniera është e hapur në 11 Horizonte.
Bazuar në hulumtimet gjeologjike janë bërë të gjitha studimet dhe analizat si dhe projektet minerare te detajuara për hapjen e horizontit XII dhe XIII
MINIERA E ARTANES
Njesia biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë
Artana (Prroi i ngjyrosur) është miniera e dytë më e madhe e Trepçës e cila eshte aktive .Ne kete rrethine gjinden edhe disa miniera tjera
( Kishnica , Badovci ,Hajvalija)te cilat jane joaktive edhe si shkak i permbytjeve .Ne kuader te kesaj njesie biznesore gjindet flotacioni i Kishnices i cili
eshte aktiv dhe ne te kaluaren eshte furnizuar me xehe nga minierat e lartepermendura.
Rezervat (6.7 Mt) .Përmbajtja mesatare e metaleve :
- Pb= 4.67%,
- Zn=6.52%,
- Ag=90 g/t.
Miniera e Hajvalisë
Miniera e Hajvalisë është një vendburim i tipit damarorë.
Rezervat llogariten rreth 1.87 Mt me një përmbajtje:
- Pb = 7.2%,
- Zn = 14%,
- Ag = 130 g/t.
Miniera është e hapur me
traverbank (1000 m) 2 pusore.
Momentalisht miniera është e fundosur në ujë.
Janë duke u bërë përgatitjet për tharjen e minierës, mundësi punësimi për 350 veta.
Kapaciteti prodhues rreth 70,000 t/v.
3.Njesia biznisore Minierat me Flotacion Kopaonik - Leposaviç.
Miniera e Belo Berdos gjindet në pjesën veriore të Kosovës gjegjësisht në largësi prej 16km nga Leposaviqi . Kjo minierë gjindet në kufirin me shtetin e Sërbise .Gjithashtu edhe miniera e Crnacit gjindet ne brezin kufitar , 10 km nga Leposaviqi .Këto dy miniera furnizojne Flotacionin e Leposaviqit me xehe .
Rezervat xeherore 1.76 Mt ,me përmbajtje:
- Pb = 4.05%,
- Zn = 4.19%,
- Ag = 84 g/t.
Janë 6 horizonte aktive.
Kapaciteti i minierës është 180,000 t/v.
Në këtë rajon gjinden edhe vendburime tjera si Gomile/Shatorica me rezerva
- 3.92 Mt ,me përmbajtje :
- Pb = 7.32%,
- Zn = 6.35% and Ag = 86 g/t.
Miniera e Cernacit
Miniera e Cërnacit është vendburim i tipit damarorë, gjendet në pjesën Veriore të Kosovës.
Rezervat xeherore janë reth 1.86 Mt me përmbajtje:
- Pb = 8.76%,
- Zn = 3.2%,
- Ag = 129 g/t.
Kapaciteti i minierës është 100,000 t/v.
Minierat tjera joaktive
Flotacionet
Në kuadër të Trepçës egzistojnë tri flotacione.
- • Flotacioni në Tunelin e Parë është aktivizuar në vitin 1984 me skemë teknologjike klasike me kapacitet 1 - 1,5 Mt/v.
- • Flotacioni në Kishnicë është i viteve të 60’ta, por me skemë klasike dhe kapacitet për secilin seksion 0,5 Mt/v.
- • Flotacioni në Leposaviç është i renovuar në vitet e fundit, me procesim”bach”. Kapaciteti i tij është 0,6 Mt/v.
Teknologjia bashkohore do të implementohet edhe në Flotacioniet Tunel i Parë dhe Kishnicës.
Njesia biznisore Metalurgjija e Plumbit
Metalurgjia e plumbit (shkritorja dhe rafineria) gjenden në Zveçan.
Teknologjia e aplikuar është e vjetër “water-jacket”, me aglomerat.
Kapaciteti i instaluar është 124,000 t Pb, dhe 145,000 kg Ag/v.
Është mbyllur në vitin 2000 për shkak të ndotjes së ambientit dhe është e dëmtuar .
Njesia biznisore Metalurgjija e Zinkut
Metalurgjia e Zinkut gjendet në Parkun Industrial të Mitrovicës. Në kuadër të Elektrolizës së Zinkut funksionon edhe fabrika për prodhimin e Zink Oksidit dhe Zink Pluhurit.
Kapacieti i metalurgjisë Zinkut është rreth 45,000 t/v, me mundësi të rritjes deri në 85,000 t/v.
Afër kësaj metalurgjie gjenden edhe 2 uzina të acidit sulfurik.
Në të ardhmen është e nevojshme të ndërtohet një uzinë e acidit fosforik e cila do të shërben për prodhimin e plehrave artificiale.
Njësia biznisore Industria Kimike
Gjindet në parkun Industrial dhe në të kaluarën ketu janë prodhuar plehëra artificiale si (NPK –a ), superfosfati , acidi fosforik dhe sulfati i aluminit . Për momentin përveç prodhimit të sulfatit të aluminit , të gjitha repartet tjera janë jashtë funksionimit .
Njësia biznisore Fabrika e Akumulatorëve në Mitrovicë
Gjindet në parkun industrial dhe në të kaluarën është bërë prodhimi i akumulatorëve , baterive stacionare , baterive të motoçikletave . Për momentin të gjitha repartet e kësaj njësie biznisore janë jashtë prodhimit ,por me investime të duhura , këto reparte prodhuese mund të futen në proçes të prodhimit.
Njësia biznisore Fabrika e Pajimeve të Procesit
Kjo njësi biznisore ka një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e proqeseve të prodhimit si në : Minierën e Stan Trg-ut , Flotacionin në Tunelin e parë, si dhe në të gjitha njësit biznisore të Trepçës. Në këtë njësi biznisore pregaditen pjesët e nevojshme për procesin e prodhimit ,riparimi i paisjeve të dëmtuara në punëtorin egzistuese të kësaj njësie biznesore si dhe në raste të caktuara sipas nevojës punëtorët e kësaj njësie intervenojnë edhe në miniera dhe flotacione dhe në pjesë tjera . Kjo njësi biznisore bën edhe prodhimin e rimorkive sipas kërkesës së tregut.
Njësia biznisore Stabilimentet Energjetike (Energjetika)
Kjo njësi biznisore gjindet në PIM dhe në të kaluarën ka qenë vlerë e shtuar për Trepçen , sepse nëpërmjet të këtij Trafostacioni 110/35/10 KV është bërë furnizimi i të gjitha njësive biznisore me energji elektrike dhe gjithashtu ka qene edhe qyteti i Mitrovices i kyqyr në këtë Trafostacion Pas havarisë që ka ndodhur në këtë Trafostacion,, ne vitin 2019 e gjërë më sot nuk është bëreë sanimi i tij , por në vazhdimësi ky Trafostacion furnizon me energji elektrike njësitë biznisore si: minierën e Stan.Trg-ut dhe Flotacionin në tunelin e parë, nëpërmjet largëpërquesëve të 35 KV, si dhe furnizon njësit biznisore që gjinden në PIM.
Njësia biznisore Laboratori në Zveçan
Gjindet në pjesën veriore dhe në këtë laborator janë bërë të gjitha analizat laboratorike të të gjitha fabrikave të dikurshme në kuader të Trepçës .
Njësia biznisore Instituti i Plumbit dhe Zinkut
Kjo njësi biznisore gjindet në pjesën veriore dhe qëllimi i këtij Instituti ka qenë kryerja e hulumtimeve shkencore në fushën e Xehtarisë(Gjeologjisë ) , hulumtimi dhe zhvillimi i teknologjive më bashkëkohore për t’i valorizuar prodhimet e kësaj ndërmarrje.
Njësia biznisore Kompleksi Administrativ i Kishnicës në Prishtinë .
Ky kompleks administartiv gjindet në Prishtine dhe ka qenë si qendër administrative e ndërmarrjes Trepça për minierat e Artanës , Kishnicës , Hajvalisë, si dhe floatacioneve perkatëse të ketyre minierave .
Njësia biznisore Kompleksi Administrativ në Zveçan
Ky Kompleks administrativ i cili gjindet në pjesen veriore të Trepçës ,në të kaluarën ka qenë si qendër komplekse e të gjitha fabrikave të dikurshme ne kuadër të kompleksit Trepça .Në këtë kompleks ka qenë i vendosur menaxhmenti i Trepçës dhe nga ky kompleks është bërë menaxhimi i tërësishëm administrative dhe politik-bërja e ndërmarrjes Trepça.