Misioni
Misioni i Trepça Sh.A është rritja e prodhimit nëpërmes ngritjes së efikasitetit të shfrytëzimit të mineraleve, hulumtimeve të mëtutjeshme të rezervave gjeologjike, modernizimit të minierave, ngritjes së kapaciteteve përpunuese, rritjes së numrit të punëtorëve dhe ndikim pozitiv në rritjen e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Produktet kryesore të cilat i prodhon dhe i plason në treg Trepça Sh.A janë: koncentrati i Plumbit dhe Zinkut, sulfati i aluminit, prodhimi i rimorkiove dhe shërbimet e ndryshme makinerike. Trepça Sh.A ka për qëllim primar rritjen e eksploatimit të mineraleve, hulumtimi i rezervave të shfrytëzueshme, përgaditja për aktivizimin e aseteve tjera në njësitë e Trepça Sh.A. Veprimtaria e korporatës Trepça Sh.A, është kryesisht e lidhur me prodhimin e koncentratit të Pb dhe Zn dhe metaleve tjera përcjellëse (ari dhe argjend).
Vizioni
Vizioni ynë është ta transformojmë Trepça Sh.A në lider rajonal në prodhimin e metaleve të Pb-Zn dhe finalizimin e tyre, duke respektuar normat mjedisore, përkushtimin ndaj profitabilitetit dhe sigurisë së punëtorëve tonë, me qëllim të ngritjes së vlerës ekonomike për aksionarët, investitorët dhe komunitetin.