Pikëpamjet zhvillimore të Trepça Sh.A
- Modernizimi i minierave dhe flotacioneve me pajisje që mundësojnë produktivitet të lartë për qëllim të rritjes së prodhimit
- Investimet në rehabilitimin e kapaciteteve në industrinë kimike
- Përgatitja e një projekti zhvillimor për metalurgjitë e plumbit dhe zinkut
Objektivat e Trepça Sh.A për të ardhmen
- Realizimi i eksploatimit të xehes në minierën me flotacion në Stan Trg duke filluar nga 180.000 t/vit, për të vazhduar rritjen çdo vit nga 50.000 t/vit
- Realizimi i prodhimtarisë së xehes në minierën me flotacion në Kishnicë dhe Artanë, duke filluar nga 100.000 t/vit për të vazhduar rritjen çdo vit nga 10.000 t/vit
- Rihapja e Minierës së Hajvalisë dhe Badovcit
- Modernizimi i minierave me pajisje elektro-hidraulike me produktivitet të lartë me qëllim të rritjes së eksploatimit të xehes
- Rekonstruimi i flotacioneve me pajisje moderne për pasurimin e xehes me qëllim të rritjes së shkallës së shfrytëzimit dhe zvogëlimit të humbjeve-rrjedhjeve në djerrina
- Investimet kapitale në aftësimin-rehabilitimin e kapaciteteve përpunuese të Metalurgjisë së Zinkut si dhe ndërtimi kapaciteteve të reja në industrinë kimike
- Investimet kapitale në aftësimin e kapaciteteve përpunuese të Metalurgjisë së Plumbit
- Në kuadër të Metalurgjisë së Zinkut, fillimi i prodhimit të Zink Pluhurit dhe Zink Oksidit
- Shitja e mbetjeve industriale-djerrinave të cilat janë grumbulluar në kohën kur shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve përpunuese ka qenë më e vogël në krahasim me shkallën e shfrytëzimit të teknologjive të reja
- Projektimi dhe hapja e vendburimeve të reja në brezin xehëror të Trepçës me theks të posaçëm në vendburimet rreth Stan Tërgut dhe Artanës