Lajmet & Njoftimet

Trepça përmes platformës Kosovo Generation Unlimited ka bërë shpallje për punë praktike

Trepça Sh.A. përmes platformës Kosovo Generation Unlimited ka bërë shpallje për punë praktike në Njësinë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça Stantërg dhe në menaxhmentin e Trepça Sh.A.

Trepça Sh.A. ka bërë shpallje për punë praktike në këto profile:

  • 1. Inxhinier i Elektros (2 pozita)
  • 2. Kimist (2 pozita)
  • 3. Inxhinier i Makinerisë (2 pozita)
  • 4. Kimist në laborator (4 pozita)
  • 5. Axhustator (4 pozita)
  • 6. Elektricist (2 pozita)
  • 7. Gjeodet (2 pozita)
  • 8. Mekanik (2 pozita)
  • 9. Metalogdhendës (2 pozita)
  • 10. Saldues elektrik - autogjen (2 pozita)
  • 11. Ekonomist (1 pozitë)
  • 12. Jurist (1 pozitë)
Kosovo Generation Unlimited është një koalicion shumë-sektorial për bashkëpunim, me qëllim të rritjes së investimeve për dhe me të rinjtë, që ata të mund të shfrytëzojnë dhe rrisin potencialin e tyre. Përmes bashkepunimit në mes të institucioneve qeveritare, partnerëve zhvillimorë, akterëve e sektorit privat, dhe organizatave e shoqërisë civile K-GenU fuqizon dhe angazhohet me të rinjtë duke i lidhur ata me mundësi për të përmirësuar apo lehtësuar kalimin e tyre nga shkolla në punë, përmes programit të punës praktike. Ky program shoqërohet me trajnime për zhvillimin e aftësive dhe mentorim për të lehtësuar pervojën e të rinjve në tregun e punës.

Përmes bashkëpunimit në mes të institucioneve qeveritare, partnerëve zhvillimorë, akterëve të sektorit privat, dhe organizatave e shoqërisë civile, K-GenU fuqizon dhe angazhohet me të rinjtë duke i lidhur ata me mundësi për të përmirësuar apo lehtësuar kalimin e tyre nga shkolla në punë.

Me angazhimin në programin e punës praktike K-GenU, të rinjtë përfitojnë mundësi:

  • 1. Të ndërtojnë CV-në e tyre
  • 2. Të lidhen me entitete të sektorit publik dhe privat
  • 3. Të angazhohen në punë praktike tre-mujore – me kompensim financiar, duke u bazuar në fushën e tyre të interesit
  • 4. Të ju caktohen mentorë për ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen përgjatë rrugëtimit të tyre
  • 5. Të përfitojnë nga mundësitë e trajnimit dhe qasje në qendrën tonë të burimeve
Për të aplikuar në profile e lartcekura ju duhet të regjistroheni në platformën e Kosovo Generation Unlimited si praktikant.

Për informata shtesë ju lutem kontaktoni contact@trepcasha.com ose në numrat kontaktues 028-538-050 dhe 028-531-133

Çmimet në US$
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
Prokurimi
Prej datës 01.01.2019, të gjitha procedurat e prokurimit (vlera te vogla, te mesme dhe te mëdha), përveç atyre minimale dhe/ose procedurave te cilat nuk mund te zhvillohen përmes platformës, zhvillohen vetëm në formën elektronike. Për me shume:e-prokurimi
Kontakti
Na kontaktoni në email adresën e mëposhtme:
contact@trepcasha.com
Parku Industrial
40000
Mitrovicë Kosovë