Lajmet & Njoftimet

Angazhimi për rifillimin e punës në minierën me flotacion Trepça-Stan Tërg

Udhëheqja e ndërmarrjes Trepça Sh.A. po punon intensivisht për të tejkaluar vështirësitë financiare, në mënyrë që punëtorët të marrin pagat dhe minatorët t’i kthehen punës në minierën me flotacion Trepça-Stan Tërg.

Bordi Mbikëqyrës i cili ka marrë detyrën këtë muaj, po punon ngushtë me menaxhmentin për të zbatuar një plan veprimi emergjent dhe po zhvillon komunikim të vazhdueshëm me aksionarët-Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe punëtorët, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.

Bordi Mbikëqyrës ka treguar përkushtimin e vet, duke takuar organizatën dhe përfaqësuesit e punëtorëve që në marrje të detyrës dhe duke i njoftuar në vazhdimësi për planin dhe veprimet e shpejta që priten të merren.

Udhëheqja e ndërmarrjes e kupton rëndësinë e kërkesës së minatorëve dhe po punon me përkushtimin më të lartë për t’u dhënë përgjigjen e duhur, për të rifilluar punën e minierës me flotacion Trepça-Stan Tërg dhe për të stabilizuar operimet e ndërmarrjes.

Vërejmë se gjendja financiare është rënduar nga performanca e ultë e prodhimit, humbjet dhe borxhet e grumbulluara. Tejkalimi i situatës kërkon reforma të menjëhershme që sjellin stabilitet operativ dhe financiar.

Çmimet në US$
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
Prokurimi
Prej datës 01.01.2019, të gjitha procedurat e prokurimit (vlera te vogla, te mesme dhe te mëdha), përveç atyre minimale dhe/ose procedurave te cilat nuk mund te zhvillohen përmes platformës, zhvillohen vetëm në formën elektronike. Për me shume:e-prokurimi
Kontakti
Na kontaktoni në email adresën e mëposhtme:
contact@trepcasha.com
Parku Industrial
40000
Mitrovicë Kosovë