Titulli i portalit Jepi zë “Skandaloze: Minatorët nuk po marrin paga, ndërsa menaxhmenti ka fshehur parat nga shitja e xehes”, përveç që është joprofesional, tendencioz është edhe qëllim keq ndaj ndërmarrjes Trepça Sh.A.
Duke shfrytëzuar situatën që është ndërmarrja ky pseudo-medium, fatkeqësisht jo për herë të parë, po reflekton keqdashje, keqinformim dhe urrejtje me qëllim destabilizimi, por jemi të sigurt se nuk do ja arrijë qëllimit.
Ndonëse, teksti në brendi është korrekt, në mbishkrim të lajmit portali në fjalë bënë ndërlidhjen e situatës së tanishme me gjetjet e auditorit për vitin 2023, gjetje e cila thekson se janë fshehur rreth 450 mijë euro para nga shitja e xeheve, nuk ka asnjë ndërlidhje me menaxhmentin dhe situatën aktuale.
Për njoftim të publikut gjetja në fjalë e paraqitur në raport është korrigjuar, duke qenë vetëm gabim teknik në raportim.
Nuk fitohet besimi dhe paraja duke gënjyer dhe shpifur. E njoftojmë personelin dhe publikun në tërësi se shumë shpejtë kundër këtij pseudo-mediumi do të ngrisim kallëzim penal.
I bëjmë thirrje mediumit në fjalë për kërkim-falje publike dhe tërheqje të postimit në fjalë.
Po ashtu, kërkojmë reagim edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe ndërmarrjen e masave konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
Megjithatë, transparenca dhe llogaridhënia janë motoja e menaxhmentit aktual. Do japim llogari dhe do t’i publikojmë të gjitha shpenzimet dhe fitimet. Do të informojmë personelin dhe aksionarët për të gjitha. Problemi momental do të tejkalohet me angazhim, profesionalizëm dhe seriozitet.
Me fat!