Në zyret e kampusit të Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit – Mitrovica (IBCM), u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit, ndërmjet Ndërrmarjes Trepça e përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv, Bashkim Kurti dhe Kolegjit IBCM e përfaqësuar nga rektorja e Kolegjit, Mihone Kerolli-Mustafa.
Marrëveshja parasheh bashkëpunimin e dyanshëm, duke e bërë lidhjen e domosdoshme ndërmjet akademisë dhe biznesit. Fokusi i marrëveshjes është vënë në dhënien e mundësisë së studentëve të Kolegjit IBCM të cilët shprehin interes të bëjnë praktikën në Ndërrmarjen Trepça Sh.A., dhe të fuqizohet bashkpunimi në aspektin akademik dhe hulumtues.
Të dy udhëheqësit u shprehën të gatshëm për çfardo bashkëpunimi në të ardhmën që është në interesin e komunitetit të studentëve dhe komunitetit të biznesit si dhe u dakorduan që të ketë edhe takime të rregullta në funksion të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë