Lajmet & Njoftimet

Shënohet 35 vjetori i grevës së madhe të minatorëve

Për të kujtuar momentin historik të greves së minatoreve të Trepçës të vitit 1989 e thirrur në mbrojtje të interesave kombëtare që bëri jehonë shumë të madhe, ndërsa sot kishim nderin që së bashku me ish Minatorë, minatorë të tanishëm e bashkëpuntor të mirëpresim Kryeministrin e Kosoves z.Albin Kurti, Ministra, zv.Ministra, Deputet, Kryetar e nën-kryetar të Komunave, përfaqësues të institucioneve e mysafir të shumtë.

Duke reflektuar këtë ngjarje theksojmë ndërlidhjen e nëntokes së pasur të Kosoves dhe interesave kombëtare dhe në këte mes ska se si mos të qëndroj minatori yne që gjithëmonë ka ditur me dinjitet dhe i pathyeshëm ti del ballë përhere sfidave.

Atëhere minatorët e Trepçës morrën një vendim të guximshëm për tu ngujuar në horizontet e nëntokes për të shprehur kundërshtite ndaj padrejtësive kombëtare dhe keshtu u shëndërruan në simbol të qëndrushëm të drejtesise.

Sot 35 vite pas, Minatori i Trepçës mbetet simbol i horizonteve të pathyeshme të nëntokes dhe nxitësi kryesor i ndryshimeve në rrugën e drejte kombëtare.

Minatori i Trepçës mbetet themeltar i shtetësise së Kosoves dhe mbrojtës i saj.
Minatori i Trepçës do të mbetet gjithëmon fuqi e drejtësis dhe frymëzim i lirisë.
Trepça Kosovare punon për ndriçim të së djeshmës, për forcim të së sotmes dhe për ndërtim të së ardhmës së Republikes.

Me fat

Çmimet në US$
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
Prokurimi
Prej datës 01.01.2019, të gjitha procedurat e prokurimit (vlera te vogla, te mesme dhe te mëdha), përveç atyre minimale dhe/ose procedurave te cilat nuk mund te zhvillohen përmes platformës, zhvillohen vetëm në formën elektronike. Për me shume:e-prokurimi
Kontakti
Na kontaktoni në email adresën e mëposhtme:
contact@trepcasha.com
Parku Industrial
40000
Mitrovicë Kosovë