Me datën 21.09.2023, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes Trepça Sh.A. me bashkëpunëtorë, priti në takim delegacionin nga një kompani Çeke “Banske projekty Ostrava” ku në takim ishte pjesëmarrëse edhe këshilltarja nga Ministria e Ekonomisë znj. Merita Ejupi dhe z. Kreshnik Elezaj nga departamenti i minierës.
Në takim u prezantuan dy projekte zhvillimore për miniera. Projekti i tharjes së minierës së Hajvalisë dhe projekti i rehabilitimit të pusit qorr në hor. XII në minierën e Stantërgut.