Sot filluan punën 50 minator të rinj në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça - Stan Tërg. Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka aftësuar profesionalisht 210 minatorë në minierat e saja. Pas një procedurë me konkurs të hapur, tejet meritokratik, ka arrit të punësoj 50 minatorë në minierën e Stantërg-ut. Hapja e vendeve të punës në kohën bashkohore cilësohet akt patriotik për vendin.
Punësimi i 50 minatorëve të rinj në ndërmarrjen Trepça Sh.A. pritet të kontribuoj në rritjen e produktivitetit në ndërmarrje dhe rritjen e mirëqenies ekonomike në vend. Ndërmarrja Trepça Sh.A. është zotuar se do të vazhdoj punësimin e të rinjve në njësitë e saja biznesore, me qëllim të zhvillimit ekonomik të ndërmarrjes, vendit dhe zvogëlimit të papunësisë në vend.