Lajmet & Njoftimet

Urimi dhe fjalimi i U.D. Kryeshefit Ekzekutiv me rastin e shënimit të 34 vjetorit të grevës së lavdishme të minatorëve

Para 34 viteve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi serbë, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë. Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në grevë urie, për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj. Në kontekstin historik, greva e minatorëve të Trepçës mund të cilësohet si rezistencë e dyfishtë. Fillimisht, si rezistencë aktive paqësore për të mbrojtur ekzistencën e popullit shqiptar në periudhën e okupimit klasik nga Serbia dhe së dyti, si rezistencë ndaj suprimimit arbitrar të autonomisë së Kosovës.

Ky akt sublimë dhe heroik i minatorëve të Trepçës zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe ndikoj në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe inkurajimin gjithëkombëtar për unifikim dhe solidaritet, për realizmin e lirisë dhe pavarësisë në vend.

Sot, kjo sakrificë e madhe e minatorëve të atëhershëm duhet të na shërbej si motiv për bashkim dhe unifikim në drejtim të arritjes së objektivave zhvillimore të Ndërmarrjes Trepça. Në këtë ditë të rëndësishme, duhet të bashkohemi të gjithë në dashurinë për vendin dhe shtetin tonë të pavarur, sovran e demokratik.

Viti që lamë pas ishte vit i progresit për ndërmarrjen. Trepça shënoj ngritje të prodhimit dhe të hyrave si asnjëherë më parë që nga pas lufta, reduktoj shpenzimet operative mbi 15%, reduktoj shpenzimin e energjisë elektrike mbi 9%, riktheu terminalin dhe të hyrat nga terminali doganor, jetësoj kontrata të favorshme për shitjen e koncentratit të Pb dhe Zn, si dhe adresoj në gjykata shumë lëndë për lirim të pronave të uzurpuara të ndërmarrjes.

Tashmë të gjithë e dimë se minierat e Trepçës, ofrojnë mundësi të mëdha, kanë potencial ekonomikë dhe financiarë, konsiderohen edhe si “thesar i artë kombëtar”. Andaj ne që jemi pjesë e saj, nuk na mbetet tjetër pos ti përvishemi punës në mënyrë që këtij gjiganti të madh industrial t’ia kthejmë famën dhe krenarinë që kishte dikur. “Të përkujtojmë thënien proverbiale të Presidentit Kennedy: Mos pyesni çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju – pyesni ç ‘mund të bëni ju për vendin tuaj”

Tanimë perspektiva e ndërmarrjes është e qartë, projektet kapitale kanë gjet mbështetjen e qeverisë si asnjëherë më parë, vitet vijuese do të janë vitet e investimeve në ndërmarrje, që do të mundësojnë revitalizimin dhe zhvillimin e saj, kthimin e saj në një korporatë profitabile me mundësi të mëdha punësimi dhe zhvillimi për vendin.

Të dashur minator, të gjithë ne duhet të ndihemi të bekuar dhe krenar për këtë pasuri që na e dha Zoti, prandaj duhet të jemi falënderues me punë dhe respekt.

Me dëshirën që sot të festoni të gëzuar dhe krenarë me familjet dhe më të dashurit tuaj. ME FAT TË GJITHËVE! duke ju uruar 34 vjetorin e grevës së madhe të minatorëve.

Ju faleminderit!
U.D. Kryeshef Ekzekutiv i Trepça Sh.A.
Dr. Sc. Enis Abdurrahmani

Çmimet në US$
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
[Most Recent Quotes from www.kitco.com]
Prokurimi
Prej datës 01.01.2019, të gjitha procedurat e prokurimit (vlera te vogla, te mesme dhe te mëdha), përveç atyre minimale dhe/ose procedurave te cilat nuk mund te zhvillohen përmes platformës, zhvillohen vetëm në formën elektronike. Për me shume:e-prokurimi
Kontakti
Na kontaktoni në email adresën e mëposhtme:
contact@trepcasha.com
Parku Industrial
40000
Mitrovicë Kosovë